Futboll – Femra / Shqipëria shkëlqen në kryeqytet, mund Armeninë 5-0

Share Button

AlbanianSport.com 21/10/2021 20:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një fitore të thellë 5-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Australi-Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima bënë një paraqitje të shkëlqyer në Stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës, duke mbizotëruar krejtësisht ndaj armeneve dhe duke marrë me meritë 3 pikët. Trajneri e nisi ndeshjen me këtë formacion kuqezi: Rexhepi, Hila, Curraj, Maliqi, Gjini, Franja, Elezaj, Hamidi, Krasniqi, Doçi dhe Maksuti. Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 12-të arriti të kalojë në epërsi me golin e Megi Doçit.

Goli karikon ekipin kuqezi që në minutën e 16-të dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Mimoza Hamidi. Por nuk mbaron me kaq pjesa e parë, pasi në minutën e 43-të Doçi çon shifrat në 3-0, duke fiksuar edhe dygolëshin personal. Pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm me Shqipërinë që dikton lojën dhe bënë aksione mjaft të bukura në sulm. Në minutën e 62-të Hamidi realizon golin e dytë personal dhe fikson shifrat në 4-0, teksa në minutat shtesë ka kohë edhe për golin e 5-të që shënohet nga Esi Lufo e futu në fushë gjatë pjesës së dytë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngjitet në vendin e 4-t të grupit me 4 pikë në 3 takime të luajtura, duke lënë pas hëpërhë Kosovën dhe Armeninë. Në vendin e parë të Grupit F ndodhet aktualisht Norvegjia me 6 pikë në dy ndeshje, e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia me nga 4 pikë secila, po aq sa edhe Shqipëria. Ndeshja e radhës e Kombëtares është në fushë të huaj ndaj Polonisë, më 26 tetor 2021, ora 19:45, në Stadiumin “Tiçi”.

 

Shqipëri – Armeni                 5-0

Shënues: Doçi 12’ , 43′, Hamidi 16’, 62′, Lufo 90’

Shqipëria: Rexhepi, Hila, Curraj, Maliqi, Gjini (Zarka 87’), Franja, Elezaj (Levenaj 75’), Hamidi (Metalla 87’), Krasniqi (Lufo 80’), Doçi, Maksuti (Begallo 75’). Trajner: Armir Grima.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh