AlbanianSport.com 21/10/2021 17:10
ASNN – Luhen takimet e javës së 10-të, ngjeshet renditja, kryeson Ballkani. Niveli më i lartë i Kampionatit të Futbollit të Kosovës, Superliga, ka luajtur në mesjavë ndeshjet e javës së 10-të, që ishte edhe para e fazës së dytë, dhe, sikundër në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, renditja është ngjeshur dhe asnjëra skuadër nuk ka mundur të shkëputet.
Kështu, Ballkani kryeson në kuotën e 18 pikëve, por është ndalur me rrjeta të paprekura në duelin me Dukagjinin, në atë që ishte barazimi i 6-të në këto 10 javë për skuadrën nga Suhareka. Nga kjo ka përfituar Gjilani, që, me fitoren 2-1 ndaj bashkëkryesueses së deridjeshme, Drenicës, është ngjitur në kuotën e 17 pikëve dhe ndaj vendin e dytë dhe të 3-të me skuadrën nga Skënderaj.
Ka përfituar gjithashtu edhe skuadra tjetër e Gjilanit, Drita, e cila, me fitoren 2-0 të arritur në fushën e Ferronikelit, është ngjitur në kuotën e 16 pikëve, në vendin e 4-t të renditjes. Kampionia në fuqi, Prishtina, ka gjetur fitoren e 3-të këtë sezon, duke mposhtur në kryeqytet Malishevën, dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të të renditjes, me 13 pikë, 3 më pak sesa Drita.
Malisheva ndan vendin e 5-të dhe të 6-të me Llapin, që nga ana e saj mundi thellë Ulpianën, me shifrat 6-0 dhe u ngjit në kuotën e 12 pikëve. Ferronikeli dhe Dukagjini kanë nga 10 pikë, ndërsa mbyll renditjen Ulpiana, me vetëm 7 pikë, por duhet theksuar se vendin e fundit nga i pari i ndajnë vetëm 11 pikë pas 10 javësh kampionat.
Superliga e Kosovës
Të martën, 19/10/2021:
Prishtina – Malisheva 2-1
Feronikeli – Drita 0-2
Ulpiana – Llapi 0-6
Të mërkurën, 20/10/2021:
Dukagjini – Ballkani 0-0
Gjilani – Drenica Skënderaj 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Ballkani 10 4 6 0 12-7 18
- Gjilani 10 4 5 1 13-9 17
- Drenica Skënderaj 10 5 2 3 15-11 17
- Drita 10 4 4 2 9-6 16
- Prishtina 10 3 4 3 13-10 13
- Malisheva 10 3 3 4 10-9 12
- Llapi 10 3 3 4 12-12 12
- Feronikeli 10 3 1 6 5-14 10
- Dukagjini 10 2 4 4 8-9 10
- KF Ulpiana 10 1 4 5 9-19 7