AlbanianSport.com 17/10/2021 19:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave rikthehet në fushë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 22 futbollisteve që do të grumbullohen për dy sfidat zyrtare ndaj Armenisë dhe Poloninë. 15 prej vajzave aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, 3 në klubet e Kosovës dhe 4 me klube jashtë Shqipërisë.
Ndryshimet në listë krahasuar me grumbullimin e fundit janë të vogla, me pjesën më të madhe e lojtareve të ekipit bazë nuk mungojnë. Skuadra do të nisë këtë të diel grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në fuishë të huaj ndaj Polonisë, më 26 tetor, duke nisur në ora 19:45, në Stadiumin “Tiçi”.
Deri më tani, Kombëtarja e femrave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund thellë nga Belgjika në fushë të huaj dhe barazoi me Kosovën në shtëpi. Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin F të Eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë. Më poshtë edhe lista e futbollisteve të thirrura nga trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima, për dy ndeshjet e tetorit: