AlbanianSport.com 17/10/2021 12:25
ASNN – Trajneri i bluve të kryeqytetit dhe futbollisti Imami flasin para sfidës me shkodranët. Vllaznia-Dinamo është ndeshja që përmbyll javën e 5-të të Kategorisë Superiore dhe që luhet të hënën në mbrëmje. Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, pret një përballje të barabartësh. Shkodranët do të ketë në krah edhe tifozerinë e tyre, por trajnerin e bluve të kryeqytetit nuk e tremb kjo, përkundrazi, e cilëson një gjë të tillë si të dobishme për futbollin. Dinamo përballet të hënën me Vllazninë dhe trajneri i saj, Bledi Shkëmbi pret një përballje të barabartësh.
“Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë kemi pothuaj të njëjtat rezultate, do të shkojmë për ta fituar dhe si është dhe në futboll, që brenda saj ka dhe pak fat, – ka thënë ai. – Vllaznia është një nga skuadrat më të forta, që bën futboll shumë të mirë, ka nisur ciklin vjet që ka bërë mirë dhe këtë sezon po bën mirë, e respektojmë kundërshtarin tonë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Pauza na shërbeu mirë për disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani i mbetet ndeshjes për të parë se çfarë do të bëjmë.”
“Kemi pasur disa probleme fizike, që mendoj se do të na penalizojnë për nesër, – ka vijuar korçari i stolit të bluve të kryeqytetit. – Gavazaj nuk do të jetë edhe Ali Samake mendoj se vështiër do të jetë. Nuk kam qejf të ankohem për mungesat, lojtarët duhet të japin maksimumin gjithmonë kur i japim mundësitë. Por ekipi im në sulm është më i miri nga të gjithë, mendoj për sulmuesit e skuadrës time. Vllaznia meriton respekt jo në sulm, por si gjithë ekip.”
Shkodranët do të ketë në krah edhe tifozerinë e tyre, por trajnerin e bluve të kryeqytetit nuk e tremb kjo, përkundrazi, e cilëson një gjë të tillë si të dobishme për futbollin. “Mendoj që për tifozerinë është shumë mirë për të dyja ekipet, e kam bindje që sa më shumë tifozë të ketë në stadium është mirë për të dyja krahët, – ka thënë Shkëmbi. – Një atmosferë e mirë na mungon këto vitet e fundit. Unë kam dëshirë që të fitojmë nesër.”
Ndeshja e së hënës përbën edhe një rikthim për një ish-të Vllaznisë, si mbrojtësi Eni Imami. “Kam kaluar një vit shumë të mirë te Vllaznia, mezi po e pres këtë ndeshje, – ka thënë ai. – E pres këtë sfidë që në ndeshjen e Kupës, por ky duel ka një specifikë tjetër. Ndaj Vllaznisë do të jetë e vështirë sepse kanë një ekip shumë të mirë, por unë mendoj që ne jemi më lart. Nuk kam pasur kontakte me asnjë lojtar të Vllaznisë, kam lënë shumë miq atje dhe kam kaluar shumë mirë. Uroj t’i mërzis pak.”
Ndërkaq, Shkëmbi paralajmëron një kampionat të hapur deri në fund. “Kampionati duket se është një nga më të vështirët edhe për mënyrën sesi ka nisur duke parë diferencat dhe asnjë ekip deri në fund nuk do të bëjë diferencën e madhe, – ka thënë trajneri. – Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë kemi pothuaj të njëjtat rezultate, do të shkojmë për ta fituar dhe si është dhe në futboll, që brenda saj ka dhe pak fat.” Takimi Vllaznia-Dinamo, që ul siparin e javës së 5-të të Kategorisë Superiore, luhet të hënën në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 19:45.