AlbanianSport.com 16/10/2021 20:10
ASNN – Vllaznia pret të të hënën në mbrëmje Dinamon në Stadiumit “Loro Boriçi dhe për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati, skuadra është gati. “Jemi gati për sfidën me Dinamon, – thotë ai. – Jemi në kushtet optimale, vetëm Da Silva ka pak problem fizike dhe Bulatoviç nuk është gati ende, por gjithë të tjerët jani gati të luajnë në shtëpi pas një periudhe shumë të gjatë.”
“Trajneri gjithashu do të zgjidh edhe problemin e Adilit që nuk luan për shkak të kartonit të kuq të marrë në Korçë”, – sqaroi ish-lojtari i njohur, i cili pret që shkodranët të marrin maksimumin në këtë rikthim në shtëpi. “Jemi një ekip që kur luajmë në fushën tonë kërkojmë vetëm fitoren, çdo barzim ose humbje është një rezultat negativ për ne”, – tha ai.
Djarmati ka theksuar se skuadra do të ketë në krah edhe tifozët, teksa ka zbuluar edhe një ofertë interesante për ta. “Jam i sigurtë që do të ketë dhe një prani të madhe të tifozërisë, – ka shprehur ai besimin. – Ne kemi paralajmëruar që femrat dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç do të kenë hyrjen falas në stadium.”
Drejtori sportiv i kuqebluve beson se, edhe me kufizimet për shkak të “Covid-19”, stadiumi do të jetë mjaftueshëm i zhurmshëm. “Sido që të jetë kapaciteti i tifozëve i vendosur nga Federata, Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur mjaftueshëm për një atmosferë të bukur”, – ka përfunduar Djarmati. Takimi Vllaznia-Dinamo luhet të hënën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:45.