AlbanianSport.com 16/10/2021 18:40
ASNN – Mbizotëron ndaj Skënderbeut, e mund 2-0 dhe lëshon vendin e fundit të renditjes. Kastrioti ka pritur të shtunën në Stadiumin e Kamzës Skënderbeun, në një nga dy takimet e para të javës së 5-të të Kategorisë Superiore. Ndonëse krutanët mbanin vendin e fundit në renditje, me vetëm një pikë të marrë në 4 javët e para, përkundër 3 pikëve të korçarëve, pjesa e parë ka folur bindshëm për skuadrën e trajnerit Ramadan Ndreu.
Pas 10 minutash lojë, Ajazi del përpara portierit mik, Bekim Rexhepi, por nuk e arrin topin me kokë. 16 minuta më pas, vjen një goditje nga larg e futbollistëve të Kastriotit, por Rexhepi është sërish në lartësinë e duhur. Pas një gjysmë ore lojë, ka tension në fushën e lojës, pas një përplasje të Nezirit dhe Mensasë. Krutanët reagojnë ashpër ndaj futbollistit të Skënderbeut i cili pati një fërkim në mesfushë me Nezirin.
Gjyqtari Bajramaj konsultohet me dhomën e VAR-it, por e vijon sërish normalisht takimin. Në minutën e 34-t, Rexhepi gabon në një pasim dhe Donald Mëllugja provon t’i befasojë korçarët me një goditje nga larg, por pasaktësisht. Një minutë më pas, është sërish Rexhepi protagonist, kur ndal goditjen e Grecës, i cili provon të shkëputet bukur në zonë, por ndalet nga portieri i korçarëve në një diagonale në cepin e djathtë të portës.
Dialogu i gardianit të portës korçare me futbollistët krutanë do të vazhdojë edhe në fundin e pjesës së parë, pas goditjes së Prodanit, por edhe në fillimin e së dytës, kur ai ndal Ajazin. Por në minutën e 65-të, Basha e kalon në epërsi Kastriotin, duke mposhtur portierin Rexhepi pas një rrëmuje në zonë. Kastrioti nuk e lëshon lojën, duke e administruar mjaft mirë epërsinë minimale, e madje duke e thelluar atë 6 minuta para fundit. Armando Rami dhuron spektakël.
I sapofutur në fushë, futbollisti i Kastriotit bën gjithçka vetë duke realizuar me një diagonale të bukur nga e majta. Kastrioti nuk e lëshon lojën, duke e administruar mjaft mirë epërsinë minimale, e madje duke e thelluar atë 6 minuta para fundit. Armando Rami dhuron spektakël. I sapofutur në fushë, futbollisti i Kastriotit bën gjithçka vetë duke realizuar me një diagonale të bukur nga e majta. Kastrioti mposht kështu Skënderbeun 2-0 dhe gjen fitoren e parë të sezonit.