AlbanianSport.com 14/10/2021 17:40
ASNN – U deshën 581 ditë për të rimarrë fitoren dhe për të hedhur poshtë të gjithë presionin e grumbulluar pas dëmtimit të tij. Nuk kishte skenar më të mirë për Mark Markezin, me atë të të cilit të shpëtonte nga e kaluara. Në Saksenring ishte si të ktheheshe në shtëpi dhe atje ai përsëri tregoi se kishte akoma të njëjtën frymë që e bëri atë 8 herë “kampion bote”. Me këtë fitore, Markezi tregoi se e ka lënë pas dëmtimin dhe i është rikthyer besimi në vete.
Për këtë është i bindur edhe një nga më skeptikët, siç ishte Kevin Shuontz. “Markezi e arriti fitoren dhe me këtë tregoi se tashmë është rikthyer, duke rigjetur besimin”, – tha kampioni i kategorisë së 500 cc në 1993-në, duke folur në lidhje me precedentët e një fitoreje, e cila thjesht krijoi një realitet që do të vazhdojë të bashkëjetojnë me Márkezin. Spanjolli ende nuk është 100% të formës së tij, pasi dhimbja në shpatull nuk i kishte dhënë mundësinë atij të tregonte gjithë potencialin e tij.
Kësisoj, ai ka grumbulluar vetëm 117 pikë në renditjen e përgjithshme për pilotë. “Dëmtimi është diçka që është gjithmonë në mendjen e pilotit, e mendoni gjithnjë”, – vazhdoi duke argumentuar Shuontzi, për të pasqyruar një realitet që ka shoqëruar Markun që kur ai u kthye në garë: “Mendon se nuk ke forcën e nevojshme për ta rimarrë veten dhe për t’u rikthyer si para dëmtimit.” Pasiguritë vazhdojnë të ekzistojnë dhe ato kushtëzojnë nivelin e një Márkezi, i cili kishte nevojë për ndihmë për të rifituar gjithë besimin e dikurshëm.
Në fakt, megjithëse përparimi i pilotit të “Honda”-s ka ecur paralelisht si mendërisht ashtu edhe fizikisht, Shuontzi është i bindur se kjo kohë do të jetë e paharrueshme në karrierën e tij. “Unë e di që inxhinierët e “Honda”-s do të vazhdojnë të punojnë deri në fund të sezonit për të bërë një motor të mirë për sezonin e ardhshëm dhe të përpiqen të fitojnë përsëri me Mark Markezin”, – ka përfunduar legjenda amerikane e Moto GP-së, Kevin Shuontz.