AlbanianSport.com 14/10/2021 16:10
ASNN – Paris SG-ja po shikon më me entuziazëm për të ardhmen. Jo vetëm falë dukurisë “Lionel Mesi”, që ka dyfishuar të ardhurat, e klubit, por edhe falë rritjes së kapitalit me 171 milionë Euro. Një operacion i kryer ky nga fondi “QSI” që drejtohet nga emiri i Katarit, dhe që i lejon klubit të kryeqytetit francez të kompensojë humbjet e shkaktuara nga kriza e epidemisë.
Deficiti i parashikuar për sezonin në vazhdim parashikohet deri në 250 milionë Euro, pa përfshirë këtu shitjen e lojtarëve deri në qershor. Kapitali i shoqërisë së Paris SG-së shkon tashmë në 511.4 milionë Euro, siç sqaron e përditshmja “Le Parisien”. Më tej ajo kujton se në momentin e kalimit në pronësi të fondit “QSI”, në 2011-ën, borxhi i PSG-së ishte gati 893 milionë Euro.
Një diferencë që tregon mjaft mirë rritjen e cilësisë së klubit, me blerjen e futbollistëve të nivelit botëror si Lionel Mesi, madje me parametra zero. Argjentinasi ka një pagë prej 35 milion euro në vit, por përfiton edhe shpërblime shtesë, por e kompenson këtë në aspektet e tjera të biznesit të gjigandes pariziene.