Futboll – Femra / Kombëtarja kuqezi e Nën-19-vjeçareve vijon përgatitjet

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2021 16:10

ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2022-shit. Shorti e ka vënë Shqipërinë e e Nën-19-vjeçareve në grupin 3 të Ligës B, së bashku me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë, me ndeshjet që do të luhen në Andorrë në datat 19, 22 dhe 25 tetor 2021.

Skuadra po zhvillon seancat stërvitore në kampin e saj stërvitor në Durrës, nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar, Kreshnik Krepi, i cili disa ditë më parë ka pasur edhe mundësinë të zhvillojë një seleksionim me futbollistet e kësaj grupmoshe që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këto seanca stërvitore kanë marrë pjesë të gjitha lojtaret e grumbulluara dhe deri më tani nuk ka asnjë problem me dëmtimet apo ndryshime programi.

Sakaq, Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve do të zhvillojë ditën e premte një sfidë miqësore me Vllazninë e femrave përpara nisjes të dielën për në Andorra, ku do të masë forcat përpara se të nisë fushatën eliminatore të Evropianit. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Andorrës më 19 tetor, ndërsa më 22 tetor do të luajë kundër Moldavisë. Ndeshja e 3-të dhe e fundit do të jetë ajo kundër Uellsit më 25 tetor 2021. Vajzat kuqezi gjenden në Ligën B dhe do të tentojnë ngjitjen në Ligën A.

Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Eliminatoret e Nën-17 dhe e Nën-19-vjeçareve për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet përfaqësuese janë të ndara në dy nivele, në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar për në Evropian dhe ato skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një nivel më lart dhe për të arritur më pas të kualifikohen për në Kampionatin Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh