Kombëtarja / Flasin protagonistët kuqezi pas humbjes me Poloninë

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2021 14:40

ASNN – Pas ndeshjes, për folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH) kanë folur disa prej protagonistëve kuqezinj, që kanë përcjellë edhe mbresat e tyre për humbjen e pësuar përballë Polonisë në Tiran. Ish-futbollisti i Partizanit Ylber Ramadani, shprehu zhgënjim për humbjen në shtëpi ndaj Polonisë. “Më vjen shumë keq, bëmë një ndeshje shumë të mirë, – tha mesfushori kuqezi. – Na mungoi vetëm goli, i bëmë të gjitha, krijuam raste, volum loje. Një gol na mungoi që në pjesën e parë. Gjithmonë kam qenë gati, nuk ka rëndësi kush luan. Duhet të vish me krenari.”

“Nuk ka rëndësi, kush luan, vetëm ekipi të jetë mirë, – ka vijuar ai. – Kjo është Kombëtare, duhet të luajnë të gjithë dhe nuk kemi pse bëhemi nervozë kur qëndrojmë në stol. Me Baren njihemi që nga koha kur luanim me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve, u munduam ta qarkullonim topin, me vjen keq që Bare doli jashtë për shkak të dëmtimit. Luajtëm me qetësi, na mungoi një gol. Më vjen keq për tifozet që nuk mundën të shikonin një gol.” Ndërkohë, Marash Kumbulla bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke mbuluar mjaft mirë yllin e Polonisë, Robert Levandovski.

“Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë, nuk jemi të kënaqur me rezultatin pasi na vjen keq për tifozët, – ka thënë qendërmbrojtësi. – Dhamë 100% në fushë na vjen shumë keq për rezultatin. Mendoj se duhet të mbanim më shumë topin kur shkuam në sulm, por Polonia është ekip i madh dhe ne e kemi treguar veten. Mungesa e Gjimshitit: Lojtarë si Gjimshiti na mungojnë shumë jo vetëm mua, por të gjithve, por Veseli dhe Ismajli luajtën shumë mirë sot. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk kam ç’them, na vjen keq për rezultatin por jemi krenar për ekipi çfarë dha në fushë.”

‘’Besoj se kemi dhënë maksimumin sot, Polonia ka një ekip shumë të mirë, – ka thënë ndërkohë lojtari i krahut, Odise Roshi. – Ka mbrojtje shumë të fuqishme. Mund t’i shfrytëzonim ato dy raste që kishim, pësuam një gol që nuk duhej por i ka këto futbollit dhe jemi shumë të mërzitur. Mungesat ishin një forcë e madhe për ne, aty do ta shikonim Poloninë çfarë niveli kishin. Në ndeshjen e ardhshme shpresoj të bëjmë më mirë. Hapësira e pakta? Nuk mund ta them një gjë të tillë, unë jam maksimumin si majta apo djathtas ku më vendos trajneri. Trajneri do fitoren dhe fut lojtarët më në formë, besoj se trajneri do të fitojë gjithmonë.”

Në mbyllje ka folur edhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli. “Falënderoj tifozët për këtë atmosferë të shkëlqyer, – ka thënë ai. – Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, fati nuk ishte me ne. Te goli gabuam në vendosje, por këto episode i ka futbolli. Tashmë të shikojmë përpara. Mungesa e Gjimshitit normal që ndjehet, e dimë kush është Berati, luan në nivele të larta. Por besoj se edhe ne treshja me Veselin, Elsin kemi qenë shumë mirë. Luajmë prej shumë viteve bashkë, jemi gjthmonë të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin. Levandovski është një sulmues që bën 40-50 gola në sezon ose edhe më tepër dhe nuk është e lehtë ta mbulosh.”

“Por unë dhe Kumbulla e bëmë mirë punën me të, – ka vijuar ai. – Pengu i vetëm i kësaj sfide është që nuk fituam. Në momentin e golit gabuam të gjithë si skuadrën pasi e humbëm topin në mesfushë dhe aty ata na shënuan pasi na zunë në befasi. Herën tjetër duhet të jemi më të vëmendshëm për të mos pësuar”, – ka përfunduar Ismajli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh