AlbanianSport.com 13/10/2021 13:10
ASNN – Kreu i FIFA-s, Infantino, e ka diskutuar këtë nismë me kryeministrin izraelit, Benetin. Izraeli së bashku me vendet e rajonit, midis të cilëve edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të presin Botërorin e Futbollit të vitit 2030.
Kjo ide e Presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, është diskutuar me kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennet, në një takim të zhvilluar midis tyre, në Jeruzalem. Infantino ndodhet në Izrael për të marrë pjesë në disa aktivitete të ndryshme sportive.
Dhe, me këtë rast, ai ka diskutuar me Benetin edhe për Botërorin e futbollit, këtë aktivitet të rëndësishëm, të cilin Izraeli nuk ka mundur ta organizojë ndonjëherë. Në takimin midis Infantinos e Bennetit janë diskutuar detaje të kësaj nisme.
Por gjithçka mbetet për t’u parë në takime të tjera. Të dy drejtuesit kanë rënë dakord për një takim tjetër, në të cilin do të marrin ndoshta edhe vendime, teksa një Botëror arabo-izraelit duket paksa i pamundur për momentin.