AlbanianSport.com 12/10/2021 21:35
ASNN – Kosova ka pritur Gjeorgjinë të martën në mbrëmje në takimin e 7-të të vlefshëm për grupin B të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2021” dhe që është luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në fakt, Kosova pati korrur në fushë të huaj përballë gjeorgjianëve të parën dhe të vetmen fitore të saj në këto 7 ndeshje të deritanishme.
Por ajo e ka gjetur veten në disavantazh pas 11 minutash lojë, kur gabimi i portierit Muriç u ka dhënë mundësi miqve të shënojnë. Sidoqoftë, skuadra e trajnerit Bernard Shalondë do të reagojë duke e synuar gjithnjë e më tepër portën mike. Dhe në minutën e parafundit të pjesës së parë, Kosova do të fitojë një 11-metërsh me anë të Rashicës.
Një 11-metërsh që do të konfirmohet edhe nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Vedat Muriqi do të tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar dhe duke i çuar skuadrat në pushim të ndeshjes në barazim 1-1.