AlbanianSport.com 11/10/2021 21:40
ASNN – Ai do të ndihmojë skuadrën në rindërtimin e saj. “Herri Kejn” e do Totenhemin dhe do të luajë një rol kyç në rindërtimin e klubit.” Kështu shprehur shefi i merkatos së klubit londinez, Fabio Paratiçi. Sulmuesi 28-vjeçar kërkoi me ngulm, gjatë merkatos së verës, që të largohej nga Londra Veriore për tek Mançester Siti.
Por Totenhemi nuk e lejoi futbollistin të largohej, duke i kërkuar që të respektojë kontratën, e cila do edhe tri vite që të skadojë. Kejni nuk ka shënuar apo nuk ka dhënë asnjë pasim për gol në 6 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të Premier Ligës Angleze. Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk ka gjasa të ndryshojë.
“Herri Kejn e do Totenhemin, – ka thënë Paratiçi. – Ne kemi vendosur ta mbajmë Herrin për të filluar rindërtimin e skuadrës dhe ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë. Nuk ka nevojë për ndonjë negociatë të re me Herrin, sepse ne e dimë tashmë atë që ai mendon.”
Shefi i sektorit të merkatos tek Totenhemi është i bindur se sumuesi 28-vjeçar i përfaqësueses angleze nuk do të largohet, por do ta udhëheqë skuadrën drejt rezultateve të kërkuara, si dhe do të ndihmojë në rindërtimin e një skuadre konkurruese në arritjen e trofeve.