AlbanianSport.com 11/10/2021 14:10
ASNN – Më i miri në Amerikën e Jugut me 80 gola me përfaqësuesen. Kështu, Lionel Mesi shkruan emrin e tij në historinë e futbollit të Amerikës së Jugut. Ai ka shënuar golin e 80-të me fanellën e përfaqësueses, pikërisht në ndeshjen ndaj Uruguajit, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Ai bëhet kështu futbollisti me më shumë gola të realizuar në Amerikën e Jugut, në ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen e Argjentinës.
Ai ndihmoi Argjentinën në fitoren 3-0 ndaj Uruguajit, në ndeshjet eliminatore të Botërorit. Tetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Messi me një kundërsulm, depërton në zonë dhe realizon. Në fund të 45 minutave të para është Rodrigo De Paul i cili nuk gabon dhe shënon duke i çuar shifrat në 2-0. Ndërsa në pjesën e dytë golin e 3-të e realizon Lautaro Martinez. Ishte goli i tij i 80, që Lionel Mesi ka shënuar për vendin e tij, me fanellën e përfaqësueses.
Ai bëhet kështu futbollisti me më shumë gola të realizuar në Amerikën e Jugut, në ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen e Argjentinës. Për këtë arritje të tij, Konfederata Amerikanolatine e Futbollit (CONMEBOL) i ka dhënë edhe një çmim futbollistit, që shënon emrin në historinë e futbollit kontinental. “Ne luajtëm një lojë të mrekullueshme, – tha Mesi pas ndeshjes. – Gjithçka funksionoi në mënyrë të përsosur. Pas golit të parë ne filluam të gjejmë hapësirë dhe erdhën golat e tjerë.”