AlbanianSport.com 10/10/2021 16:25
ASNN – Në fakt, edhe po ta kishte planifikuar, festim më të mirë sesa ky nuk kishte. Edoardo Reja feston 76-vjetorin e lindjes të dielën dhe Shqipëria ia bëri dhuratën të shtunën në mbrëmje, me fitoren kundër Hungarisë. FSHF i kishte organizuar edhe një festë pas ndeshjes, teksa e kanë pritur ne hotel me fishekzjarre, edhe pas ishin orët e para të mëngjesit në Durrës.
Normalisht nuk mund të mungonte një tortë e madhe me flamurin shqiptar dhe shumë urime për italianin që drejton kombëtaren tonë. Një ditë e shënuar kjo për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Reja, i cili mbush ditën e sotme 76 vjeç. Një ditëlindje me dhuratë fitoren në Budapest ndaj Hungarisë ishte kjo për trajnerin italian, i cili ka kaluar çdo pritshmëri tek kjo Kombëtare.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka postuar një video ku Rejës i është rezervuar një pritje e ngrohtë me fishekzjarrë, tortë dhe festë në hotel nga lojtarët dhe stafi teknik i Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi pas dy ditësh do të luajë një sfidë të rëndësishme për fatin e saj për kualifikimin në Botëror, atë ndaj Polonisë të martën në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.