AlbanianSport.com 11.12.2014 07:55
ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Korabi e ka kthyer në festë ndeshjen e djeshme në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit B, ku edhe një pikë e vetme ndaj të kuqve të Marko Pelinxhit e ka kënaqur skuadrën dibrane, e cila kështu ka mbajtur kryesimin e grupit të Veriut pas dhjetë javësh kampionat.
Ka qenë një numër rekord shikuesish të ardhur nga Peshkopia, të cilët kishin mbushur një krah të stadiumit “Selman Stërmasi” në tribunën kryesore. Ndërkaq, në Vorë, në fushën sportive të kësaj të fundit, dje nuk është luajtur më shumë se sa 20 minuta. Bëhet fjalë për ndeshjen me Olimpikun, e cila në versionin e parë është thënë se nuk ka pasur polici. Dhe pasi nuk ka ardhur për 20 minuta, ndeshja është ndërprerë nga gjyqtari kryesor.
Në takimet e tjera të këtij grupi, që për efekt kalendari, sepse ka një numër tek skuadrash (13), luan një javë më tepër sesa grupi tjetër, Erzeni ka bërë minimalen në shtëpi ndaj Luzit 2008, duke përfituar nga frenimi i Korabit në kryeqytet dhe duke u ngjitur në kuotën e 24 pikëve, një më pak sesa dibranët. Teuta B shpartalloi Domosdovën 4-0, ndërsa Shënkolli fitoi 4-2 në Sukth ndaj skuadrës vendase.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 10-të
(10-11 dhjetor 2014)
Të mërkurën:
Erzeni – Luzi 2008 1-0
Partizani B – Korabi 0-0
Teuta B – Domosdova 4-0
Sukthi – Shënkolli 2-4
Vora – Olimpik (e ndërprerë)
Të enjten:
Albpetrol – Tirana B (13:00)
Skrapari – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 9 8 1 0 14-3 25
- Erzeni 9 8 0 1 25-12 24
- Partizani B 9 6 2 1 12-1 20
- Luzi 2008 10 5 2 3 17-7 17
- Shënkolli 10 4 2 4 19-13 14
- Sukthi 9 3 3 3 12-11 12
- Vora 8 2 3 4 12-14 9
- Teuta B 10 2 3 5 11-13 9
- Albpetroli 8 2 3 3 7-10 9
- Olimpik 8 2 2 4 13-14 8
- Tirana B 8 2 2 4 13-16 8
- Skrapari 9 1 1 7 2-24 4
- Domosdova 9 1 0 8 7-26 3