AlbanianSport.com 08/10/2021 19:25
ASNN – NBA-ja përfshihet nga një tjetër skandal, këtë radhë financiar. Bëhet fjalë për grup basketbollistësh të NBA, të cilët janë akuzuar në Gjykatën Federale të Nju Jorkut për një skemë mashtrimi me sigurimet, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milionë dollarësh Planit të Përfitimit të Ligës. Janë 18 ish-lojtarë të NBA të arrestuar, pjesëtarë të kësaj skeme mashtrimi.
Sipas akuzës, ideja ishte e Terrens Uilliamsit, sot 34 vjeç, i zgjedhur i 11-ti në Draftin e 2009-ës, i cili e mbylli karrierën në NBA në 2013-ën, pas 153 ndeshjesh me Nju Xhersin. Uilliams kishte biseduar me lojtarët e tjerë, duke iu propozuar atyre idenë e rimbursimit për raporte të rreme mjekësore. Ish-kolegët e tij e kanë pranuar këtë ide, duke filluar nga viti 2017.
Ata kanë kërkuar rimbursime për vete dhe për familjarët e tyre, për një shifër prej 4 milion dollarësh, deri vitin e kaluar, kur edhe filluan hetimet të cilat sollën edhe arrestimet. Midis të arrestuarve janë edhe Toni Alen, ai që Kobi Brajënti e konsideronte si mbrojtësin më të mirë midis të gjithë atyre me të cilët ishte përballur, “Big Baby” Dejvis, “kampion” me Bostonin në 2008-ën, Mon, Andrea Barnjani i Torontos, etj.