AlbanianSport.com 07/10/2021 17:55
ASNN – Zbulohen detajet e kontratës së re. “Honda” do të largohet nga Formula 1 në fund të sezonit, por bashkëpunimi me “Red Bull”-in do të vazhdojë. Të enjten drejtuesit e të dy kompanive kanë nënshkruar planin e bashkëpunimit që do të nisë në fund të këtij sezoni. Për të përkujtuar gjithçka ka dhënë “Honda” në Formula 1, në Çmimin e madh të Turqisë, makinat e “Red Bull”-it dhe “AlfaTauri”-t, do të mbajnë ngjyrat zyrtare të “Honda”-s.
Makinat “RB16-B” të Verstapenit dhe Pérezit në Stamboll do të jenë në ngjyrat e flamurit japonez. Kjo nismë ishte parashikuar për t’u bërë në Çmimin e Madh të Suzukas, por ai u anulua për shkak të Covid-19 dhe u zëvendësua me garën e Stambollit. Ngjyrat e reja të përkujtojnë makinën “Honda RA272”, njëvendëshja e parë japoneze që mori pjesë në Formula 1. Përveç furnizimit me motorë, “Honda” do të vazhdojë të mbështesë Red Bull në ndërtimin e motorit 2022.
Duke vijuar të sigurojë gjithashtu mbështetje operacionale të pistave dhe garave nga Japonia gjatë gjithë sezonit 2022. Nga viti 2023, “Red Bull” do të marrë përgjegjësinë për të gjithë prodhimin dhe mirëmbajtjen e motorëve nga “Red Bull Racing” dhe “AlfaTauri”. Për më tepër, teknikët e divizionit të garave të “Honda”-s do të bëhen punonjës të “Red Bull”-it, struktura e krijuar rishtas me të cilën ekipi synon të ndërtojë motorët për makinat e tij në Formula 1, kështu që nuk varet më nga një furnizues i jashtëm.