Kosova / Nisin stërvitjet për sfidat e tetorit, të martën, grupi i gjithi i gatshëm

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2021 20:55

ASNN – Të hënën munguan 5 lojtarë, të martën, stërvitje me kontingjent të plotë për trajnerin Shalondë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur pa 5 lojtarë përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji. “Dardanëve” në stërvitjen e parë, të zhvilluar të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, u kanë munguar Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj, Herolind Shala, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati. Ardhja e Kastratit është në dyshim për shkak të një dëmtimi, ndërsa 4 të tjerët i janë bashkuar përfaqësueses në stërvitjen e së martës.

Kosova luan në fushë të huaj ndaj Suedisë të shtunën, kurse më 12 tetor 2021 pret Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”, në takimet e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Për herë të parë në stërvitje me përfaqësuesen e futbollit ishte mesfushori që luan për Vitessen në Holandë, Toni Domgjoni. Por, Domgjonit i duhet leja nga FIFA për të qenë i gatshëm të luajë për Kosovën, teksa deri në mars, ai ka luajtur për përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës.

Amir Rrahmani, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Visar Bekaj, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu punuan të veçuar nga grupi për shkak të angazhimit me klubet e tyre të dielën, ashtu sikundër bëri edhe Toni Domgjoni. Në stërvitje ishte Astrit Selmani, i cili vetëm tani ka të drejtë të paraqitet për Kosovën. Sulmuesi i Hamarbit në Suedi ishte i grumbulluar edhe për ndeshjet e shtatorit, por nuk pati të drejtë të luante për shkak se nuk kishte shtetësi dhe pasaportë të Kosovës.

Futbollistët nuk patën ngarkesë të madhe në stërvitjen e parë. Pjesa e parë e stërvitjes nisi me nxehje, ndërsa vazhdoi me ndarjen e lojtarëve në pozitat ku aktivizohen në fushë. Pati kombinime të ndryshme si nga pjesa ofensive ashtu edhe ajo defensive. Kosova është në vendin e 4-t të Grupit B me 4 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara. Spanja mban kreun me 13 pikë në 6 ndeshje të luajtura, kurse Suedia është në vendin e dytë me 9 pikë nga 4 ndeshje. Greqia është në vendin e 3-të, kurse Gjeorgjia renditet e fundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh