Gjergj Vyshka 10.12.2014 23:30
Ndërkombëtari shqiptar në futboll Enea Jorgji, dje pasdite, ka qenë gjyqtar kryesor në ndeshjen e Kupës së Kampioneve të Të Rinjve, Olimpiakos i Pireut-Malmoe. Një ndeshje e fituar nga grekët 2-0, atje ku bie në sy dhe goli i shqiptarit Qazim Laçi.
Jorgji ka qenë i ndihmuar nga Rejdi Avdo dhe Emigers Gançi, të cilët të shtunën kanë qenë edhe në ndeshjen më kryesore të Kategorisë së Parë, Besëlidhja-Mamurrasi 0-1, e vlefshme për zonën e Veriut.
Ndërkohë që më 22 tetor, po për Kupën e Kampioneve për të rinj, Bardhyl Pashaj ka qenë përsëri në Greqi, teksa ka gjykuar ndeshjen e të rinjve, Olimpiakos-Juventus 1-1. Në këtë ndeshje, Pashaj është ndihmuar nga Egin Doda dhe Fatmir Lamaj.
Madje në atë ndeshje përsëri ka shënuar shqiptari Qazim Laçi. Ajo që është e rëndësishme është fakti që gjyqtarët e futbollit shqiptar ndërkombëtar janë në aktivitet, qoftë dhe në Kupën e Kampioneve të të rinjve.