(Video) Kombëtarja / Reja: Taulant Xhaka na ka refuzuar vazhdimisht

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2021 21:40

ASNN – I pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp, trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, ka folur edhe për çështjen “Xhaka”. Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën, – ka thënë trajneri. – Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi.”

“Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto”, – ka shtuar Reja, i cili ka folur më pas edhe për Nedim Bajramin. “Bajrami është një nga ata lojtarë që me karakteristikat që ka i duhet kësaj skuadre, na duhet ne, – ka thënë italiani. – Ka aftësi shumë të mira teknike, është i shpejtë, driblon kundërshtarin, është shumë i vlefshëm në momente të caktuara. Duhet pak kohë që të integrohet plotësisht. Në ndeshjet e shtatorit, ai u fut menjëherë me ekipin, vinte nga Seria A ku po luan shumë mirë dhe presioni ishte i lartë.”

“Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që kur vjen në Kombëtare, ai të jetë mirë, sepse Kombëtarja është shumë impenjative dhe shpresoj që në këto ndeshje të japë maksimumin, – ka vijuar Reja. – Kam besim te lojtarët që kam grumbulluar, kam gjithashtu Çokajn që është një lojtar i ri dhe po luan me klubin dhe më duket mirë fizikisht. Është edhe Ramadani, nuk dua të qahem për mungesat, por dua të fokusohem te lojtarët që kam grumbulluar. Kemi një grup të reduktuar dhe kompakt pas dy vitesh dhe më vjen mirë që jemi pjekur si ekip, kemi bërë paraqitje të mira.”

“Mendoj se mund të luajmë si të barabartë me çdo rival në fushën e lojës dhe mund të jap rastin e Polonisë, kur ne na u mohua një penallti, që nëse do të na ishte dhënë, do të kishte ndryshuar ndeshjen dhe rezultati mund të kishte qenë ndryshe. Ne po rritemi dhe cilësitë janë shumë të rëndësishme në një skuadër dhe ne nuk na mungojnë. Më vjen mirë që tani mund të përballemi me çdo kundërshtar dhe të luajmë shanset tona”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, 75-vjeçari Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh