(Video) Kombëtarja / Reja: Shanset për Botëror? Gjithçka varet nga ne

Share Button

AlbanianSport.com 04/10/2021 18:40

ASNN – Kreu i stolit kuqezi, Edoardo Reja, ka folur në konferencën për shtyp për listën e lojtarëve të grumbulluar para dy sfidave me Hungarinë dhe Poloninë, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. “Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, do të luajmë ndaj Hungarisë dhe Polonisë dy ndeshje shumë të forta, për të cilat është e tepërt të flas tashmë, por për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, ndeshje pas ndeshje”, – ka thënë ai i pyetur se sa pikë synohen në këto ndeshje.

“Jemi skuadër konkurruese, duhet të kemi parasysh që një humbje do të na largonte nga ëndrra që kemi për të arritur në “play-off”-in e Botërorit, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Sigurisht, është e detyrueshme të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme, një humbje do të na prishte punë. Këto janë dy ndeshjet vendimtare për të shpresuar deri në fund. Me Poloninë duhet me doemos të fitojmë, është rivali ynë direkt në grup kështu që nuk kemi alternativë tjetër. Nuk më pëlqen të bëj llogari të tilla, para ndeshjeve.”

“Dua që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, – ka theksuar 75-vjeçari. – Tani kemi Hungarinë, një sfidë shumë vendimtare dhe më pas Poloninë. Në rastin më të keq, duhet të paktën të marrim tre pikë në ndeshjen ndaj Polonisë për të ruajtur pozicionin që kemi dhe për të shpresuar deri në fund. Ideale për mua do të ishte 4 pikë në këto dy ndeshje.” Si i shikon Edoardo Reja shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar? “Anglia është skuadra më e mirë në grupin tonë dhe thuajse e ka të sigurt kualifikimin për në Botëror”, – ka thënë ai.

“Duhet të kemi shumë kujdes Poloninë, që për momentin është rivali ynë kryesor, – ka vijuar trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë. – E rëndësishme është që shanset që ne kemi për të arritur në “play-off” varen nga ne, pasi jemi aktualisht të dytët në renditje dhe e kemi ne në dorë. Nëse e mundim Poloninë, jemi në rrugë të mbarë, por aktualisht Shqipëria, Hungaria dhe Polonia, kemi shanse të njëjta për të arritur në fazën “play-off”. Jemi në kondicionin e duhur për të arritur këtë objektiv. Gjithçka varet nga ne.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh