AlbanianSport.com 04/10/2021 17:55
ASNN – Trajneri italian ka pranuar të drejtojë Uotfordin për pjesën e mbetur të sezonit. Uotfodi u bë skuadra e parë e këtij sezoni të Premier Ligës Angleze që shkarkoi trajnerin dhe tanimë e ke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Në fakt, ai është një emër i njohur për futbollin anglez, i cili, për një kapriçio të fatit, do të ketë edhe një kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur sadopak për detyrën e re.
Kështu, Klaudio Ranieri është rikthyer për të punuar në Premier Ligë, pasi ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës së Uotfordit. Janë mediat italiane kanë raportuar të hënën se Ranieri tashmë ka arritur marrëveshje me Uotfordin, marrëveshj që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Në këtë post, italiani do ta zëvendësojë Sisko Munjozin, që është larguar nga detyra ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.
Ranieri do të debutojë në stolin e Uotfordit, në duelin kundër Liverpoolit, që do të luhet pas ndeshjeve të përfaqësueseve. Uatfordi, do të jetë ekipi i katërt që Ranieri do të drejtojë në Premier Ligën Angleze pas Çellsit, Leister Sitit dhe Fulhamit. Suksesin më të madh, Ranieri e arriti me Leister Sitin, kur në sezonin 2015-2016 fitoi titullin e “kampionit” të Anglisë.