AlbanianSport.com 02/10/2021 23:10
ASNN – Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Armando Cungu do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, në kuadër të përgatitjeve që ekipi ynë do të zhvillojë përpara eliminatoreve të Kampionatit Evropian, me ndeshjet që do të zhvillohen në muajin nëntor në Shqipëri, ku kuqezinjtë janë në Grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditur se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Malin e Zi. Ndeshja e parë do të luhet më 8 tetor dhe është caktuar të nisë në ora 16:00, në Podgoricë ndërsa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 tetor 2021, po në ora 16:00, në Podgoricë.
Skuadra shqiptare do të udhëtojë ditën e hënë drejt shtetit fqinj dhe nga dita e martë do të nisë stërvitjet për këto dy miqësore. Në prag të këtyre sfidave, trajneri Armando Cungu ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 emrat e lojtarëve të grumbulluar, ku 15 lojtarë aktivizohen me klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar.
Ata janë testuar herë pas here nga stafi teknik i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve në përzgjedhjet dhe miqësoret që janë zhvilluar gjatë këtij viti. Më poshtë edhe lista e lojtarëve që janë ftuar të marrin pjesë në këto dy miqësore: