AlbanianSport.com 30/09/2021 21:40
ASNN – Myrto Uzuni ka realizuar një supergol të enjten në mbrëmje, në Ligën e Evropës, duke firmos barazimin e përkohshëm përballë Real Betisit. Beratasi jep kështu sinjale të rëndësishme për kuqezinjtë. Kështu, Myrto Uzuni nuk di të ndalet as në Ligën e Evropës.
Pikërisht sulmuesi i kombëtares kuqezi e ka marrë për dore skuadrën e tij, hungareze, Ferencvaroshin, ndërsa në fundin e pjesës së parë, edhe duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes spanjolle, arrin të barazojë në 1-1. Më parë për Betisin kishte shënuar Fekir në minutën e 17-të.
Uzuni mbahet mend për gjashtë golat e shënuar në Kupën e Hungarisë, kurse në kampionat pat realizuar golin e tij të dytë sezonal pikërisht në fitoren ndaj Ujpeshtit, 3-1. Megjithatë ky është gol i rëndësishëm për beratasin, ndërsa për sezonin 2021-2022 e ka vënë emrin e tij si shënues edhe Ligën e Kampioneve.
Ai ka realizuar në përballjet ndaj Zhalgirisit dhe Prishtinës. Një sinjal i mirë dhe për trajnerin e Kombëtares kuqezi, Edoardo Rejën, në prag të sfidave me Hungarinë dhe Poloninë, të vlefshme për grupin I të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.