FSHF / Nilson: Kënaqësi të jemi në Tiranë, Shqipëria, hapa të mëdha përpara

Share Button

AlbanianSport.com 29/09/2021 22:25

ASNN – Në kuadër të mbledhjes së radhës së këtij organi, që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Fillimisht, ka mbërritur delegacioni i UEFA-s, i kryesuar nga kryetari i Komitetit “HatTrick”, Karl-Erik Nilson, i cili është njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s. Pas vizitës në mjediset e reja të “Shtëpisë së Futbollit” dhe Stadiumit “Arena Kombëtare”, kryetari i Komitetit “HatTrick”, Karl-Erik Nilson,  u shpreh mjaft i kënaqur nga pritja e ngrohtë në Tiranë, teksa falënderoi presidentin Duka dhe administratën e FSHF-së dhe UEFA-s për organizimin e këtij takimit.

Ai foli edhe për takimin e nesërm të “HatTrick”, ku theksoi se vendimet që do të merren do të jenë për zhvillimin e futbollit evropian. “Më vjen shumë mirë që ju shoh sërish, – ka thënë Presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit. – U bë kohë e gjatë që nga takimi i fundit fizikisht dhe kemi kohë që e kemi planifikuar këtë takim në Tiranë, por më në fund jemi këtu dhe të falënderoj për mikpritjen Armand. Ju falënderoj shumë për mikpritjen e ngrohtë sot në Tiranë. Ishte bukur të shihje mjediset tuaja të reja të Federatës dhe mundësitë e shkëlqyera për të zhvilluar futbollin përmes këtyre lehtësirave fantastike dhe do të bëhet më mirë kur të mbarojnë edhe dy fushat.”

“Dhe pastaj shkuam në stadium, një stadium i bukur, që i mbushur plot, imagjinoj një atmosferë të plotë. Sa i përket “HatTrick”-ut është një Komitet i rëndësishëm, ku i japim mundësinë të 55 federatave anëtare të përfitojnë nga projektet dhe është vërtetë një privilegj të punosh me këtë Komitet dhe dua të falënderoj edhe administratën e UEFA-s për organizimin e këtyre takimeve. Jemi përpara takimit të nesërm, ku do të merren vendime që sigurisht do të jenë në të mirë të futbollit, për zhvillimin e futbollit. Do të doja të falënderoja edhe administratën e FSHF-së për organizimin e këtij takimi”, – përfundoi Nilson.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh