AlbanianSport.com 29/09/2021 17:55
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit 9 X 9 ka ngritur siparin për edicionin e ri mbrëmjen e së hënës, me 3 ndeshjet e javës së parë të grupit A dhe B në zonën e Tiranës. Roamal-Lev Tech ishte sfida e parë hapëse e këtij kampionati, që përfundoi me fitoren e Roamel, 3-0.
Bengu e kaloi në epërsi të skuadrën e tij, teksa më vonë shënuan edhe Jonuzi e Lama, golat e të cilëve i dhanë 3-pikëshin skuadrës kryeqytetase, që gjendet në grupin A. Ndërkohë, në ora 21:00 u zhvillua edhe ndeshja tjetër, e vlefshme për grupin B, mes Marketing & Distribution dhe CCBS & UFT, sfidë që prodhoi shumë emocione dhe gola, e që përfundoi me shifrat 4-2 në favor të M&D.
Prestige dhe Tirona Republic, ndeshja tjetër e grupit B u mbyll me fitoren tenistike të ekipit të Prestige. Sfida e zhvilluar në Kompleksin “Football Republic” përfundoi me rezultatin final 6-1, me gola të Bibës, Lleshit, Shaqes, Kurpalit, Vashës e një autogol të lojtarit të Tirona Republic.
Edhe Prestige merr 3 pikët e para në këtë edicion të tretë të FSHF Sunday League, duke u renditur të parët në grupin B, së bashku me ekipin Marketing & Distribution. Ndërkaq, ditën e sotme do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë e grupit B, Pastaria-Royals, ndërsa në grupin A, Enco Al do të luajë kundër ELSO-s.
GRUPI A
Java 1
(27.09.2021)
ROAMEL – LEV TECH 3-0
Futura Dent – JU AR PLAST
NOVA – MILAN MFC
Al Ar – CARTER
PRIMO MFC – ECO EMPIRE
RAIFFEISEN BANK – DIGI PRINT FC
FC Dussel – Barrikada
Enco Al – ELSO
HOMELAND PATRIOTS – FB PASSION
GRUPI B
Java 1
(27.09.2021)
Pastaria – ROYALS
PRESTIGE MFC TEAM – TIRONA REPUBLIC 6-1
SECURITY OKTAPUS – FORZA 1
Friends Team – DAJTI
MD – COCA COLA TEPELENA 4-2
FC Confucius – JATA MARKET
VILA L – DOMOSDOVA MFC
ENTERPRISE MFC – ATS