AlbanianSport.com 29/09/2021 17:10
ASNN – Të enjten në mëngjes do të zhvillohen në Tiranë edhe punimet e mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s, ku do të shqyrtohen dhe miratohen projekte të rëndësishme të futbollit evropian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mban pozicionin e Zëvendës-Kryetarit të Komitetit “HatTrick” ku është zgjedhur që në vitin 2017, së bashku edhe me Leo Vindtner, Jorgo Kumas, Mihail Kasabov dhe Tomas Danilevicius.
Bdërsa anëtarë të këtij komiteti janë Agim Ademi (President i FFK-së), Tom Borgions, Mete Kristiansen, Donel Konuej, Nikolơ Dona, Piter Frajmuth, Silviën Grimolt, Neil Zhardin, Ka’arlo Kankunen, Jozef Kliment, Vadim Kostiuçenko, Miroslav Malinovski, Armen Melikbekjan, Maksim Mitrofanov, Filip Popovski, Teresa Romao, Jovan Surbatoviç, Amirzhan Tusupbekov, Márton Vági, Juri Verheiçik, Xhengiz Zylfikarollu dhe Kurt Zupinger.
I ftuar nderi në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. Në 17 vite të ekzistencës së programit “HatTrick”, organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA ka financuar në më shumë se 1,500 projekte me një vlerë të madhe financiare, duke e kthyer praktikisht atë në programin më të madh për zhvillimin e futbollit dhe solidaritetin e lojës më popullore në planet.