AlbanianSport.com 28/09/2021 19:10
ASNN – Bota e motoçiklizmit është ende e shokuar pas tragjedisë së fundjavës së kaluar në Herez, gjë që ka nxitur një debat të tërë rreth sigurisë në pista. As fjalët e Mishel Fabricios nuk kanë kaluar pa u vënë re, të cilat kanë ngritur polemika në rrjetet sociale. Italiani njoftoi në profilin e tij në “Facebook” se nuk duhej të ishte garuar të dielën.
Një vendim i papritur që ai e përcaktoi si një shfaqje respekti “për jetën njerëzore” dhe si një protestë ndaj Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM) të cilën ai e akuzon se “nuk luan një rol mbrojtës ndaj jetës, por thjesht preferon biznesin!” Por ai vuri në dukje edhe rolin e Mark Márkezi, të cilin brezat e rinj po e marrin si referencë. Por ai është një shembull i gabuar për ata, sepse ata po imitojnë mënyrën e rrezikshme të garimit që ai bën.
“Vite më parë, kur Márkezi hyri në Moto GP, Valentino Rosi e kritikoi spanjollin për manovrat e tij “të gabuara” në garë, – tha Fabricio. – Edhe ne duhet të pajtoheni me atë çka ka thënë Rosi. Marc është bërë një pikë referimi. Këta të rinj imitojnë bëmat e tij.” Por Horhe Martínez “Aspar”, një nga referencat më të mëdha në këtë sport në Spanjë, hodhi poshtë fjalët e 37-vjeçarit italian duke i quajtur si “të turpshme”.
Ai nuk heziton të mbrojë figurën e pilotit të “Repsol Honda”-s, teksa thotë: “Mark Márkezi është një referencë botërore në gjithçka. Uroj që të ketë më shumë pilotë si Marku sepse ai ka treguar seriozitet, uri dhe agresivitet për fitore. Ai është një pilot model. Të gjithë fëmijët do të donin të ishin si Mark Márkezi. Sinqerisht, është e turpshme që një pilot ta thotë këtë për Mark Markezin.”