AlbanianSport.com 24/09/2021 18:40
ASNN – Ndihmon skuadrën e tij, Gras’hopersin, të marrë një pikë përballë Luganos. Ka rigjetur veten dhe tanimë po rezulton i dobishëm edhe për klubin e tij. Ermir Lenjani ishte protagonist në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Gras’hopers, arriti në fushë të huaj përballë Luganos të enjten në mbrëmje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të nivelit më të lartë të kampionatin zviceran të futbollit, Superligës.
Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë dha në minutën e 91-të një harkim të saktë për Georg Margraiterin, që shënoi golin e barazimit. Në fakt, ishte i njëjti lojtar që shënoi një autogol të çuditshëm në portën e tij në minutat e para të pjesës së dytë. Në fakt, ky ishte barazimi i 4-t në këto 7 javë për Gras’hopersin, teksa ka korrur vetëm një fitore dhe ka pësuar edhe dy humbje.
Dhe mban vendin e 7-të në renditje, me vetëm 7 pikë. 32-vjeçari Lenjani u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 63-të u aktivizua edhe futbollisti tjetër i Kombëtares kuqezi, Amir Abrashi. Futbollisti tjetër shqiptar, Florian Hoxha, qëndroi në stol, ndërsa në anën tjetër, futbollisti nga Kosova, Kreshnik Hajrizi, mbuloi krahun e djathtë të mbrojtjes te Lugano.
Ajo qëndroi në fushë deri në fund, kur Amir Shaipi ishte në stol te skuadra që renditet e 6-ta me 8 pikë. Në fakt, Lugano shpërdoroi edhe një 11-metërsh në fundin e minutave shtesë.