AlbanianSport.com 19/09/2021 20:55
ASNN – Kukësi ka fituar edhe sfidën javës së dytë të Kategorisë Superiore, atë ndaj Kastriotit, me këta të fundit që janë dorëzuar me shifrat 3-1. Kukësi numëron 6 pikë në dy ndeshjet e para, teksa ka shënuar plot 7 gola. Kastrioti pësoi humbjen e dytë radhazi. Kështu, verilindorët nuk zhgënjejnë, duke hipotekuar pikët maksimale edhe në ndeshjen e dytë të sezonit ndaj një skuadre më modeste në emra dhe letër. Verilindorët konfirmohen skuadra e momentit në Kategorinë Superiore duke u ngjitur në vendin e parë me 6 pikë të plota pas 2 javevë të para.
Skuadra e Diego Longos imponohet edhe ndaj Kastiotit në një ndeshje ku dominoi pothuajse gjatë gjithë sfidës së luajtur në Elbasan Arena. Edison Ndrecën nxorri nga repertori një goditje manuali dhe e stampoi në cepin më të largët të portës së krutanëve, për golin e parë. Kukësi këmbënguli me presion asfiksues dhe përfitoi nga paqartësia e mbrojtjes krutane, dhe Edi Basha shënoi dy herë, duke shtruar më pas rrugën e suksesit të lehtë. Trajneri Diego Longo menaxhoi sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dhe Taipi e Da Silva mund të kishin bërë më mirë por paqartësinë e tyre e korrigjoi sërish Basha që u gjend në vendin dhe momentin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Kapitullim pa kushte i skuadrës së Ramadan Ndreut. Kastrioti u mbyll edhe më shumë në gjysmëfushën e tij duke menduar për ndeshjen e radhës, ndërsa Kukësi vazhdoi të administronte ndeshjen duke mos lejuar hapësira për kundërshtarët. Një sfidë me dy fytyra për verilindorët që fituan ndjeshëm terren në pjesën e dytë kur diferencën në fushë e bëri futbolli fizik.
Kukësi ngjitet në krye ku do të qëndrojë të paktën për 1 javë por pas 180 minutave të para konfirmohet një nga surprizat e ëmbla të këtij sezoni.