(Video) Futboll – Femra / Jehona Coka: Thirrja kuqezi, gjithmonë një kënaqësi

Share Button

AlbanianSport.com 19/09/2021 19:25

ASNN – Shqipëria e Nën-17-vjeçareve të futbollit të femrave vazhdon stërvitjet intensive që prej ditës së mërkurë për dy ndeshjet e vlefshme për Elimintatoret e Kampionatin Evropian 2021-2022 ndaj Malit të Zi dhe Azerbajxhanit. Të 3 këto skuadra shorti i ka vendosur në grupin B të Ligës B dhe do të tentojnë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Nën drejtimin e trajnerit Agustin Kola, vajzat kuqezi gjenden të grumbulluara në kampin e tyre stërvitor në Durrës, ku edhe zhvillojnë seancat stërvitore.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Malit të Zi, më 24 shtator 2021, në Stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa më 30 shtator 2021, do të luajnë kundër Azerbajxhanit, po në këtë stadium. Në prag të këtyre dy sfidave, për mediat kanë folur dy nga futbollistet e ekipit, Jehona Coka dhe Rigersa Tori, të cilat shprehen të emocionuara që janë pjesë e skuadrës për këto ndeshje të rëndësishme. Coka, duke parë edhe atmosferën në skuadër që është mjaft e mirë, shprehet optimiste se ekipi do t’ia dalë të marrë rezultate pozitive në këto dy sfida.

Ajo shpreson të veshë edhe fanellën e ekipit A së shpejti.  “Jam Jehona Coka, lojtare e ekipit kombëtar të Nën-17-vjeçareve, – thotë ajo fillimisht. – Nuk është hera ime e parë që grumbullohem me ekipin kombëtar. Jam e emocionuar dhe pa dyshim e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Është gjithmonë kënaqësi të përfaqësosh këto ngjyra.” Më tej, ajo ka folur edhe për atmosfera e grupit kuqezi, duke theksuar: “Grupi është i ri, por ky nuk është një problem për ne sepse gocat të gjitha po bashkëpunojnë që në momentin që kemi nisur stërvitjen.”

“Jemi shumë optimiste për ndeshjet që na presin në grupin B dhe besoj që do marrim rezultate pozitive, – ka vijuar futbollistja e re. – Ekipet kundërshtare janë të forta por ne synojmë të marrim 6 pikët, të kryesojmë renditjen dhe të dalim të parat në grupin B.” Në fund, Jehona Coka ka folur edhe për objektivat e saj personalë. “Pavarësisht se me kë ekip luaj, synimi im është titulli kampion, ndërsa sa i përket pjesës së ekipit kombëtar, dua të përfaqësoj ngjyrat kuqezi me fanellën e ekipit të të rriturave”, – përfundoi lojtarja e Kombëtares kuqezi të Nën-17-vjeçareve.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh