Moto GP / Françesko Banjaja bën “bis”, niset i pari edhe të dielën në San Marino

Share Button

AlbanianSport.com 18/09/2021 20:10

ASNN – “Dukati” edhe njëherë i pari në nisje. Pas suksesit në Aragon, Banjaja tani do të provojë dhe në San Marino. Duket se është momenti i tij, teksa në provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos vendi i parë ka qenë përsëri për Francesko Banjajën.

Vetëm një javë pas suksesit të tij në Aragon, piloti italian siguron vendin e parë në nisje në pistën e San Marinos, në atë që është gara e 14-të e këtij sezonit të nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Moto GP. Kështu, piloti i “Dukati”-t do të fillojë para të gjithëve në garën e së dielës në Mizano.

Në rreshtin e parë, së bashku të është edhe “Dukati” tjetër i Xhek Millerit, por edhe kryesuesi i renditjes së përgjithshme të pilotëve, Fabio Kuartararo. Rreshti i dytë ka edhe dy motorë të tjerë “Dukati”, me Horhe Martinin dhe Johan Zarkonë e ekipit klient të “Pramak”-ut, përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-të.

Pol Espargaro mbyll radhën e dytë të nisjes, me vendin e 6-të. Mark Markez do ta nisë nga rreshti i 3-të, në vendin e 7-të përpara Aleiks Espargarosë dhe Aleks Rinsit, ndërsa Maverik Vinjalesi është i 10-ti. Mbyllin renditjen Valentino Rosi dhe Andrea Doviciozo, të cilët do të nisen nga fundi.

 

Çmimi i Madh i San Marinos

Moto GP

 

Radha e nisjes

 

Rreshti i parë:

Françesko Banjaja (Dukati)

Xhek Miller (Dukati)

Fabio Kuartararo (Jamaha)

 

Rreshti i dytë:

Horhe Martin (Dukati)

Johan Zarko (Dukati)

Pol Espargaro (Honda)

 

Rreshti i 3-të:

Mark Markez (Honda)

Aleiks Espargaro (Aprilia)

Aleks Rins (Suzuki)

 

Rreshti i 4-t:

Maverik Vinjales (Aprilia)

Joan Mir (Suzuki)

Enea Bastianini (Dukati)

 

Rreshti i 5-të:

Taka’aki Nakagami (Honda)

Mikele Pirro (Dukati)

Luka Marini (Dukati)

 

Rreshti i 6-të:

Franko Morbideli (Jamaha)

Brad Binder (KTM)

Stefan Bradl (Honda)

 

Rreshti i 7-të:

Aleks Markez (Honda)

Iker Lekuona (KTM)

Miguel Oliveira (KTM)

 

Rreshti i 8-të:

Danilo Petruçi (KTM)

Valentino Rosi (Jamaha)

Andrea Doviciozo (Jamaha)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh