Gjergj Vyshka 10.12.2014 12:30
Jurgen Vatnikaj është shënuesi më i mirë i Partizanit B në 8 javët e para të kampionatit, teksa sulmuesi i talentuar ka shënuar 3 gola. Ndërkohë që sipas statistikave të Partizanit B, të cilat janë shfaqur në faqen e “Facebook”-ut të kësaj skuadre, me dy gola janë Lauren Ismailaj dhe Igli Gjeçi.
Ndërkohë që nga një gol kanë shënuar Labinot Ibrahimi, Kristi Kurti, Ardian Beqiri dhe Renato Sula. Janë të gjithë lojtarë, të cilët janë dhe pjesë e ekipit të parë, ndërsa në një pjesë të ndeshjeve të luajtura në Tiranë kanë qenë të pranishëm jo vetëm drejtori teknik i skuadrës, Sulejman Starova, trajneri i ekipit të parë, Shpëtim Duro, apo dhe trajneri i të rinjve Genci Tomori.
Që do të thotë se të kuqtë e kanë vlerësuar dhe Partizanin B për të cilin do të kërkojnë jo vetëm fitoren e ndeshjes me Korabin, sot në “Selman Stërmasi”, por dhe kalimin e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë.