AlbanianSport.com 16/09/2021 21:40
ASNN – Ndryshon programi i muajit shtator për Kombëtaren e Nën-17-vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kishte në program dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës, që do të luheshin më datat 22 shtator dhe 24 shtator 2021. Por, me kërkesë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është vendosur që të luhet vetëm një ndeshje miqësore, ajo e datës 22 shtator 2021 në Prishtinë.
Ndërsa më datë 24 shtator 2021, duke qenë se përfaqësuesja e Nën-17-vjeçarëve kuqezinj do të jetë e grumbulluar, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të organizojë një miqësore me Kombëtaren e Nën-18-vjeçarëve. Takimi mes dy përfaqësuesve të këtyre grupmoshave kuqezi do të luhet më datën 24 shtator 2021 në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës, në periferi të kryeqytetit, duke nisur nga ora 11:00.
Miqësoret do të jenë të vlefshme për teknikun trajnerin dhe stafin e tij për të harmonizuar grupin dhe për të parë ekipin në aksion, duke krijuar kështu një ide më të qartë mbi grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Evropian të 2022-shit, që luhen në muajt tetor-nëntor të këtij viti në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë shorti i ka vendosur në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë vendase dhe Irlandën e Veriut.
Gatë muajve të fundit Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve ka zhvilluar disa përzgjedhje, grumbullime dhe ndeshje miqësore. Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve mori pjesë në turneun “Torneo delle Nazioni” që u zhvillua në Itali.