Futboll – Femra / Shqipëria, mikpritëse e një tjetër turneu evropian

Share Button

AlbanianSport.com 15/09/2021 23:25

ASNN – Në fund të shtatorit pret ndeshjet e grupit të Kombëtares së Nën-17-vjeçareve në futboll për femra. Të mërkurën është mësuar se një tjetër eveniment i rëndësishëm i organizimit të ndeshjeve kontinentale i është besuar Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Pasi zhvilloi dhe mbylli me sukses ndeshjet e turit para-eliminator të këtij sezoni të Ligës së Kampioneve, si dhe organizimin e 6 ndeshjeve të turit para-eliminator të një grupi të këtij sezoni të Ligës së Kampioneve të Futbollit të Sallës, organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka vendosur që Shqipëria të organizojë ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaren e Nën-17-vjeçareve në futboll për femrave.

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Agustin Kola është ndodhet në grupin B, së bashku me Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Të tri ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë kundër Malit të zi, më 24 shtator, me sfidën që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:00. Tri ditë më vonë, Mali i Zi do të luajë me kundërshtaren tjetër të grupit, Azerbajxhanin, në stadiumin “Elbasan Arena”, po duke nisur nga ora 16:00.

Ndeshja e fundit do të luhet më 30 shtator, mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, në Durrës, duke nisur nga ora 16:00. Shqipëria gjendet në Ligën B dhe do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Sipas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Eliminatoret e turneve të Nën-17 dhe Nën-19-vjeçareve të futbollit të femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Evropian.

 

Eliminatoret e Kampionatin Evropian 2022

për Nën-17-vjeçaret (Futboll – Femra)

 

Liga B

 

Grupi B

 

Kalendari i ndeshjeve:

 

24 shtator 2021:

Shqipëri – Mali i Zi                (16:00)

Stadiumi “Elbasan Arena”

 

27 shtator 2021:

Azerbajxhan – Mali i Zi        (16:00)

Stadiumi “Elbasan Arena”

 

30 shtator 2021:

Shqipëri – Azerbajxhan       (16:00)

 Kompleksi “Tropikal”, Durrës

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh