Gjergj Vyshka 10.12.2014 09:45
Kuqeblutë mbeten përsëri në nivelin e kampionatit shqiptar, ndërsa mbyllin ndeshjet në Shkodër. Koreografia mes dy tifozërive, “Vllaznit” dhe “Plisat”, ndez pallatin “Qazim Dervishi”. Vllaznia mbyll serialin e ndeshjeve të Ligës Ballkanike në Shkodër, ndërsa dje në mbrëmje, kampionët në fuqi të basketbollit shqiptar, kuqeblutë janë mundur dhe nga kosovarët e SIGAL Prishtinës, në shifrat 78-88.
Ndoshta nuk kishin shanse më shumë kuqeblutë, aq më tepër që në ndeshjen e parë të luajtur më 14 tetor në Prishtinë ishin mundur me 26 pikë diferencë. Por e djeshmja ka qenë një koreografi e bukur mes tifozërive, “Vllaznit” në një krah dhe “Plisat” në krahun tjetër, të cilët jo vetëm që janë prezantuar miqësisht dhe janë pritur ngrohtë me njëra-tjetrën, por dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Mirëpo ajo që nuk kënaqi ishte prezantimi i Vllaznisë, e cila edhe pas shuplakës që pati marrë të shtunën në kampionat me Tiranën, ka marrë një tjetër “dajak”. Që do të thotë se vazhdon ta ketë më shumë se sa të vështirë në arenën ndërkombëtare. Pjesa e mbetur e ndeshjeve në Ligën Ballkanike, të gjitha në fushë të huaj, me malazezët e Mornar Tivarit, maqedonasit e Kozuvit, rumunët e Krajovës, është thjesht një respektim e kalendarit nga Vllaznia, që nuk mund të bëjë më shumë se sa ka bërë në Shkodër.
Liga Ballkanike
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- SIGAL Prishtina 5 4 1 430-386 9
- Kozuv 4 4 0 353-280 8
- Mornar 4 2 2 251-253 6
- Krajova 4 1 3 316-336 5
5. Vllaznia 5 0 5 261-356 5