AlbanianSport.com 12/09/2021 14:40
ASNN – Ema Radukanu është shpallur fituese e Turneut të Hapur Amerikan të Tenisit “US Open 2021”! 18-vjeçarja britanike siguron kështu titullin e parë historik në një turne madhor, që nihen si “Grend Slem”-e, para 24,000 tifozëve të pranishëm në Nju Jork. Në fakt, ka qenë një finale adoleshentesh është ajo e turneut “US Open 2021”. Ema Radukanu bëri një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mposhtur bashkëmoshataren e saj, kanadezen Lejla Fernandez 2-0 (6-4, 6-3).
Adoleshentja bëhet lojtarja e parë britanike në epokën moderne që fiton një “Grend Slem” pas 44 vitesh. Ka qenë Virxhinia Uejde britanikja që ka fituar e fundit në 1977-ën turneun e “Uimbëlldon”-it, që është një nga 4 turnetë madhorë. Ajo përfundoi udhëtimin e saj mahnitës nga periferitë e largëta të Londrës drejt triumfit, pasi mundi kanadezen Fernandez të Kanadasë pas një orë e 51 minutash lojë.
Stadiumi “Arthur Ejsh”, me 24,000 spektatorë shpërtheu në brohorima ndërsa ajo shënoi pikën e fundit të takimit. Ky në turneun që njihet ndryshi si “Flashing Medous” është suksesi i parë “Grend Slem” për 18-vjeçaren britanike, që arrin triumfin duke u nisur nga ndeshjet kualifikuese pa humbur asnjë set. Nga ky sukses, Radukanu ka përfituar 1.8 milionë stërlina.