Formula 1 / Valteri Botas, “një fitore si e Pirros” në “sprintin” e Monzës

Share Button

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:10

ASNN – Triumfon në “sprintin” të së shtunës, por niset i fundit në garën e së dielës. “Një fitore si e Pirros” mund të quhet ajo e Valteri Botasit në garën e sprintit të shtunën në Monza. Kjo sepse të dielën finlandeze do të niset nga vendet e fundit, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që skuadra ka bërë në makinën e tij.   Sikundër gara “sprint” e së shtunës dhe vetë gara e së dielës në Çmimin e Madh të Monzës në Formula 1, do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Formula 1 ka zhvilluar të shtunën pasdite garën e dytë të sprintit prej 100 km për këtë sezon, nga është përcaktuar përfundimisht edhe radha e nisjes së Çmimit të Madh të Monzës. Kjo garë, që është e 14-ta e kalendarit të këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, ka qenë e dyta, pas Silverstounit, që nisjen e së dielës e ka përcaktuar nëpërmjet eksperimentit të garës së sprintit, që në fakt është një version i shkurtuar i vetë garës së madhe.

Dhe ndonëse kanë qenë dy makinat e “Mercedes”-it që e kanë nisur në dy vendet e para garën e sprintit të shtunën pasdite, vetëm njëra prej tyre, ajo e Valteri Botasit ka mbërritur e para në finish, duke e fituar këtë garë eksperimentale të këtij sezoni të Formulës 1. Kurse shoku i tij i skuadrës, Ljuis Hemilton, edhe pse e filloi nga vendi i dytë, pati një nisje të dobët dhe e gjeti veten menjëherë në vendin e 5-të, i parakaluar nga rivali i tij, Maks Verstapen, por edhe dy makinat e “MekLarenit”, të Daniel Riçiardos dhe Lando Norrisit.

Pavarësisht një aksidenti në xhiron e parë, finlandezi i “Mercedes”-it e ruajti gjakftohtësinë deri në fund, duke e e fituar atë, por kjo fitore e sprintit i ka vlejtur vetëm 3 pikë më tepër, sepse të dielën do të niset nga vendet e fundit, për shkak të ndërhyrjeve të shumta që skuadra ka bërë në makinën e tij.  Nga e gjithë kjo ka përfituar Maks Verstapeni, që me vendin e dytë të marrë në sprint, ka siguruar vendin e parë në radhën e nisjes së dielën.

Ndërsa në krah të tij do të rreshtohet Daniel Riçiardo. Piloti tjetër i “MekLaren”-it, Lando Norris, dhe kampioni në fuqi i botës, Ljuis Hemilton, plotësojnë radhën e dytë të nisjes, ndërsa menjëherë pas tyre është dyshja e “Ferrari”-t, Lëklerk dhe Sainz. Sikundër gara sprint e së shtunës, edhe gara e madhe e së dielës, do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh