11 shtator 2001… 20 vjet më parë, kur bota u ndal, por jo sporti….

Share Button

AlbanianSport.com 11/09/2021 15:40

ASNN – Ndërsa e gjithë bota po përjetonte ngjarjet tronditëse të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3000 njerëz, sporti nuk u ndal. Ndeshjet e programuara për atë të martë në mbrëmje, të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve u luajtën. Po ashtu edhe gara e Formulës 1 në Monza, pak ditë më pas, u zhvillua… 11 shtator 2001 është data që ndryshoi historinë e mbarë botës. Sulmi ndaj Kullave Binjake la gjurmë jetën e amerikanëve, por edhe më gjerë.

Por, megjithë numrin prej afro 3,000 viktimash që shkaktoi nga rrëzimi i dy kullave, ku u përplasën avionët e rrëmbyer nga terroristët, nuk arritën të ndalin dot sportin. Në atë ditë, 20 vite më parë, në mbrëmje luheshin ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Gjë që i ndau njerëzit në dy pjesë, sipas opinioneve të tyre. Disa mendonin se luajtja e ndeshjeve ishte një mosrespektim ndaj viktimave, ndërsa pjesa tjetër thoshte se sporti duhet të vazhdojë përtej kërcënimeve.

Të martën e 11 shtatorit 2001, në ora 14:45 me orën e Evropës Qendrore, avioni i parë goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, 6 orë para nisjes së ndeshjeve të mbrëmjes në Ligën e Kampioneve. Megjithë tragjedinë që ndodhi më pas, UEFA nuk mendoi aspak për shtyrjen e ndeshjeve. Atë mbrëmje në program ishin Roma-Real Madrid, Gallatasaraj-Lacio, Lokomotiva e Moskës-Anderleht, Dinamo e Kievit-Borusia e Dortmundit, Liverpul-Boavista, Majorka-Arsenal, Shalke 04-Panathinaikos dhe Nantë-PSV Eind’hoven.

Në fillim të ndeshjeve, skuadrat mbajtën një minutë heshtje për viktimat. Por vetëm pas polemikave të publikuara në media një ditë më pas, ndeshjet e së mërkurës në mbrëmje u shtynë. Ishte më mirë mos të luhej? Ishte më mirë të luhej për t’i nderuar ata nëpërmjet sportit? Këto pyetje që kundërshtojnë njëra-tjetrën ngrihen gjithnjë në raste zie ndërkombëtare. Nuk ka një zgjidhje të deklaruar. Gjithnjë u besohet ndjenjave.

Por mund të ndodhte diçka për garën e Formulës 1, duke ditur se Çmimi i Madh i Monzës zhvillohej pak ditë më vonë. Të gjithë pilotët e drejtuar nga Majkëll Shumaker, atëherë drejtues i sindikatës së pilotëve, kërkoi me forcë që të mos zhvillohej gara, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ashtu si UEFA, zgjodhi të bëhej garë me çdo kusht. “Ferrari”, atë 14 shtator 2001, zgjodhi të garojë me një fashetë të zezë në hundën e makinës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh