Partizani / Trajneri Daja: Nuk jemi ende një ekip i konsoliduar, humbja, e imja

Share Button

AlbanianSport.com 10/09/2021 23:24

ASNN – Trajneri i Partizanit reflekton pas humbjes minimale të javës së parë me Teutën. Skuadra e tij e ka nisur sezonin e ri të Kategorisë Superiore me një humbje minimale përballë kampiones në fuqi, Teutës, por trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka zgjedhur ta marrë vetë përsipër përgjegjësinë e humbjes, duke theksuar se të kuqtë kryeqytetas kanë ende punë për të bërë për të qenë grup. “E kemi nisur kampionatin në formën jo të mirë dhe kjo u pa në fushë”, – ka thënë ai fillimisht.

“Më vjen keq, por aksidentet janë pjesë e lojës dhe nuk mund t’ia delegojmë vetëm kapitenit, pasi skuadra kishte mundësi të rikuperonte, – ka theksuar Daja. – Nuk jemi akoma skuadër dhe kjo është detyrë e stafit për të krijuar ekipin me kalimin e kohës, Ekipi sakrifikoi dhe kjo gjë më kënaq. Zhunior nuk ka gjendjen e tij më të mirë fizike, për shkak të një dëmtimi. Kur është në gjendjen e tij më të mirë, i jep krijimtari tjetër sulmin. Duke futur Malën, Kaçen dhe të tjerët, në vazhdim do të tregojmë fytyrë tjetër.”

“Duhet të kemi”, – ka shtuar trajneri kryeqytetas, i cili ka folur edhe për aktivizimin e të ardhurve rishtas në merkato. “Nuk mund të presim më shumë, – ka sqaruar ai. – Fola me Malën dhe Kaçen dhe më thanë që mund të luanim 25 minuta lojë me intensitet të lartë. Mala mund ta luajë më mirë manovrën e Partizanit pasi ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar. Ne pothuajse jemi riformatuar. Kemi afruar rreth 20 lojtarë, një pjesë do t’i federojmë me Nën-21-vjeçarët.”

“Partizani është ekip i madh dhe kërkon lojtarë që të bëjnë diferencën, – ka thënë kryeqytetasi. – Kemi qenë gjatë gjithë kohës duke parë lojtarët e duhur që mund të merrnim. Pavarësisht se me vonesë kemi ndërtuar një ekip me objektiva afatgjatë. Kemi një ndërthurje brezash si asnjëherë tjetër. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe një skuadër ku nuk do të mungojë cilësia. Mesfushori që u fut në 20 minutat e fundit është 18 vjeç dhe më shumë perspektivë.”

Megjithatë, 54-vjeçari thotë se është ende herët për të folur për objektivat sezonalë, teksa pohon: “Është shumë shpejtë, por jemi pretendent pasi cilësia nuk na mungon. Është java e parë, janë edhe 35 të tjera në lojë. Jemi një nga ekipet pretendente. Cilësia nuk na mungon. Nuk do të mendojmë që javën e parë se çfarë do bëhet, na pret një vizitë të vështirë në Korçë. Duhet të riparojmë gabimet që shfaqëm. Kemi një grup me shumë kualitet që do ta shprehin në javët në vijim.”

“Cilësitë do të shkojnë për një lojë dhe rezultate më të mirë”, – ka përfunduar trajneri i Partizanit, Ilir Daja. Në javën e dytë të Superiores, Partizani është mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh