(Video) FSHF / Zyrtarizohet marrëveshja, Kategoria Superiore me emër të ri

Share Button

AlbanianSport.com 10/09/2021 16:40

ASNN – Të premten, në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare” u nënshkrua një marrëveshje 3-vjeçare mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë së internetit “Abissnet”, që do të jetë sponsor i Kategorisë Superiore. Duke nisur nga ky edicion e në 3 vitet e ardhshme, përkatësisht, 2021-2022, 2022-2023, 2023-2024, kjo veprimtari nuk do të quhet më Kategoria Superiore, por “Abissnet Superiore”. Kjo kompani u shpall fituese më 3 qershor, pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kampionati, pasi paraqiti ofertën më të mirë.

Kjo marrëveshje e rëndësishme, e lidhur mes institucionit të vetëm të futbollit në vend dhe kompanisë së internetit ka si qëllim të sigurojë të ardhura shtesë për klubet e futbollit dhe që është bërë në shembullin e kampionateve më të mira evropiane. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i kompanisë “Abissnet”, Koço Kokëdhima, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore si dhe përfaqësues nga media. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Presidenti Duka i uroi suksese kompanisë Abissnet në këtë rrugëtim të ri.

“Sot në këtë eveniment firmoset një marrëveshje e rëndësishme për Kategorinë Superiore Shqiptare që nga sot do të quhet “Abissnet Superiore”, – ka thënë fillimisht Duka. – Ky është rezultat i vetë Ligës Profesioniste, që dha frytet e para pas krijimit të Ligës, arritjen e kësaj marrëveshje, me një nga kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së internetit në Shqipëri, “Abissnet”. Uroj dhe jam i bindur që do t’i sjellë fat më shumë kampionatit shqiptar, jo thjesht për paratë që do të vijnë, por të ketë këmbën e mbarë për të pasur sa më shumë sponsorë për Kategorinë Superiore.”

“Kjo përkon edhe me hapjen e sezonit të ri futbollistik, që nis sot, me ndeshjen e parë ceremonial Teuta-Partizani në Stadiumin “Elbasan Arena”, për të vazhduar edhe me 4 ndeshjet e tjera dhe me këtë rast, unë uroj një fillim të mbarë të këtij edicioni. Uroj biznes sa më të mirë edhe kompanisë “Abissnet”, që të ketë mundësi ta mbështesë sa më shumë Kategorinë Superiore në Shqipëri. Edhe njëherë, falënderoj presidentin e “Abissnet”, Koço Kokëdhima, për vëmendjen karshi futbollit dhe Edvin Libohovën që ka arritur deri në finalizimin e marrëveshjes”, – ka përfunduar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh