AlbanianSport.com 09/09/2021 20:10
ASNN – Ka shkelur Kartën Olimpike me mospjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios. Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka dënuar Korenë e Veriut për mosparaqitjen e saj në Lojërat Olimpike të Tokios. “IOC-ja ka pezulluar Komitetin Olimpik Kombëtar Koreanoverior deri në fund të vitit 2022”, – ka bërë të ditur presidenti i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike botërore, Tomas Bah. Ky pezullim përfshin edhe moslejimin e Koresë së Veriut për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme të Pekinit.
“Republika Popullore e Koresë së Veriut ishte e vetmja që nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, – vijoi Bahu, gjatë një konferencë për shtyp. – Bordi Ekzekutiv i IOC-së vendosi të pezullojë Komitetin Olimpik të këtij shteti deri në fund të vitit 2022, si rezultat i këtij vendimi të njëanshëm.” Koreja e Veriut ishte e vetmja nga mbi 200 Komitete Olimpike që nuk morën pjesë në Lojërat e vonuara të vitit 2020 në Japoni, dhe, si rezultat, ajo ka shkelur rregullat e Kartës Olimpike.
Refuzimi i saj erdhi pasi hodho poshtë të gjitha propozimet e IOC-së mbi protokollet e sigurisë për virusin korona. Bahu tha se, nëse një sportist i Koresë së Veriut kualifikohet për në “Pekin 2022”, IOC-ja do të marrë “një vendim të përshtatshëm në kohën e duhur”. Me pezullimin, vjen edhe bllokimi i përhershëm i mbështetjes së IOC-së, e cila ishte ndaluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Dhe shteti i varfër i izoluar, që cili garoi në Lojërat e fundit Dimërore të mbajtura përtej kufirit Korean në Pjeongçeng në 2018-ën do të humbasë çdo ndihmë nga IOC-së gjatë pezullimit.