Njihen 14 emrat e turit të 16-shes, sonte plotësohet dy të fundit

Share Button

Liga-e-kampioneve-black

AlbanianSport.com 10.12.2014 07:55

ASNN – Juventusi, Bazeli dhe Monako janë ekipet që janë kualifikuar pas ndeshjeve të ditës martë, ndërsa janë përcaktuar kështu 14 nga 16 skuadrat e para që kualifikohen për në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve. Eliminohet Liverpuli, që tashmë do të luajë në Ligën e Evropës, ndërsa sot përcaktohen edhe 2 skuadrat e tjera që vazhdojnë ëndrrën e tyre në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Juventusi ka barazuar 0-0 me Atletikon e Madridit dhe të dyja skuadrat kalojnë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Një ndeshje e mërzitshme që nuk dhuroi asnjë emocion për të sportdashësit. Olimpiakos ka mundur 4-2 Malmoen, duke siguruar kështu një vend në Ligën e Evropës. Ky ka qenë edhe takimi me më shumë gola i mbrëmjes së parafundit të fazës së grupeve.

Në grupin B, Liverpuli ka barazuar 1-1 me Bazelin por nuk arrin të kualifikohet për më tej në Ligën e Kampioneve. Të parët kalojnë në epërsi miqtë me anë të Freit dhe më pas barazon kapiteni i të kuqve, Stivën Xherard. Në këtë sfidë kanë shkëlqyer dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Xhaka dhe Gashi. Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Reali i Madridit ka mundur 4-0 Ludogorets Razgradin.

Madrilenë e mbyllin kështu me pikë të plota, 18. Ndërkaq, Zeniti i Shç Peterburgut është eliminuar nga Liga e Kampioneve, pasi në ndeshjen e fundit të grupit C është mundur 2-0 nga Monako, e cila vijon më tej. Ndërsa ndeshja tjetër ajo midis Benfikës dhe Bajer Leverkusenit është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Dy skuadrat e kualifikuara të këtij grupi janë Monako dhe Bajer Leverkusen.

Në grupin D, Borusias së Dortmundit i ka mjaftuar një barazim 1-1 me Anderlehtin për të qenë kryesuese e këtij grupi. Ndërsa në sfidën tjetër, Gallatasaraj është mundur 4-1 nga Arsenali. Edhe anglezët kualifikohen për më tej në Ligën e Kampioneve, por si e dyta e grupit. Sonte përcaktohen edhe 2 skuadrat e tjera që kanë mbetur për t’u njohur për në turin e 16-shes së kësaj veprimtarie.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh