Gjergj Vyshka 10/12/2014 07:05
Nënkampioni i Evropës në peshëngritje për Nën-23, Hysen Pulaku, u nderua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit me certifikatën “Mirënjohje e Qarkut Elbasan”, me motivacionin “Për kontribute të shquara në sportin e peshëngritjes, përfaqësues i denjë i Qarkut Elbasan”.
Pulaku vjen nga një familje peshëngritësish dhe nga një qytet që në shtangë ka bërë historinë në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Synimet e tij janë që të marrë medalje në kampionatin Botëror të Amerikës dhe në Olimpiadën, e cila do të mbahet më 2016-ën në Rio de Zhaneiro.