Kosovë / Shalondë: Spanja, një sfidë e vështirë, por do të përpiqemi

Share Button

AlbanianSport.com 07/09/2021 20:25

ASNN – Trajneri Shalondë dhe mbrojtësi Hadërgjonaj flasin para përballjes së të mërkurës. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalondë, dhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj kanë dalë të martën para medieve në Prishtin, në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Spanjën. Shalondë tha se ende nuk ka vendosur sa i përket formacionit për sfidën e së mërkurës, teksa e vlerësoi Spanjën si një skuadër të vështirë.

“Sot kam dy arsye pse nuk mund të jap formacionin dhe njëra prej tyre është që do të kemi stërvitjen pas pak dhe do të shohim situatën dhe gjendjen fizike të disa prej futbollistëve dhe më pas do të marrim vendimet përfundimtare, – ka thënë ai. – Kurse sa i përket përballjes me Spanjën është një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Loja e tyre kryesisht bazohet në dy komponentë që e bëjnë të pamundshme për ekipin kundërshtar të luajë.

“Këto janë është kontrolli i topit dhe presingu tmerrësisht i fortë që ata dinë ta bëjnë… por megjithatë edhe ne sikur ekipet tjera duhet ta provojmë të bëjmë maksimumin ndaj tyre”, – ka shtuar zvicerani i stolit të Kosovës. Ndërkohë mbrojtësi Florent Hadërgjonaj tha se Spanja është ndër ekipet më të mira në botë, por shtoi se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe se janë shumë të përgatitur. “Të martën është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, një ndeshje shumë e madhe”, – ka thënë ai.

“E dimë se çfarë ekipi po na pret me, është një ekip ndër më të mirët në botë, – ka thënë Hadërgjonaj. – Për ne e dimë që është një ndeshje e jashtëzakonshme kështu që jemi duke e pritur me shumë gëzim dhe mendoj se mund ta tregojmë veten si ekip dhe nesër do të jemi të përgatitur.” Shalondë deklaroi ndër të tjera se ndaj Spanjës nuk mund të bëjë lojë sulmuesi, por kjo nuk do të thotë që skuadra e tij të mos provojë të gjejë rrugën e golit.

“Normalisht se gjatë momenteve të caktuara në lojë ne do të provojmë të ndërtojmë aksione, do të provojmë të dalim në sulm në situatat kur do ta kemi topin, por e kemi të qartë se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, – ka thënë 70-vjeçari. – Sepse një gjë të tillë ndaj Spanjës nuk mund ta bëjë asnjë ekip në botë. Sa i përket vendosjes taktike nuk mund të them se do të jemi më në sulm apo më në mbrojtje se sa ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë.”

Trajneri zviceran bëri të ditur se portieri Visar Bekaj ka rezultuar sërish pozitiv me “COVID-19”, ndërsa Elbasan Rashani dhe Valon Berishës ende nuk dihet ende nëse do të mund të aktivizohen të mërkurën në ndeshjen që do të luhet Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh