AlbanianSport.com 07/09/2021 19:40
ASNN – Është ndarë të hënën nga jeta në moshën 67-vjecare ish-volejbollisti i Flamurtarit Agron Rapushi (Golemi). Një gjë të tillë e ka bërë të ditur organizmi që qeveris këtë sport në vend, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), nëpërmjet një postimi në profilet e saj në rrjetet sociale.
“Ai ishte pjesë në brezin e suksesshëm të volejbollit vlonjat të meshkujve të periudhës 1970-1985, atëherë kur, së bashku me Rasim Rasimin, Shpend Gabranin, Vladimir Sadushin,Ylli Lulushin, Myfit Brahimin, Genc Halilin e të tjerë spikatën në parketin shqiptar të kohës”, – shkruhet në postimin e FSHV-së.
“Agron Rapushi nuk e fitoi dot ndeshjen e tij të jetë me sëmundjen dhe Federata Shqiptare e Volejbollit i përcjell familjes së tij, por edhe familjes së madhe të sportit tonë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një personazhi që ka lënë gjurmë në parketin shqiptar të gjysmëshekullit të shkuar”, – përfundon postimi në fjalë.