(Video) Kombëtarja / Reja: Nuk mund ta marrim kurrsesi lehtë San Marinon

Share Button

AlbanianSport.com 07/09/2021 18:10

ASNN – Shqipëria do të zhvillojë ditën e mërkurë ndeshjen e tretë dhe të fundit për këtë muaj, kundër San Marinos, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Trajneri Reja kërkoi përqendrim maksimal përballë San Marinos dhe nënvizoi se skuadra nuk duhet të mendojë për ndeshjet vendimtare të muajit tetor. “Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet, – ka thënë ai fillimisht. – Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira sepse janë të rrezikshëm.”

“Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Kemi konkurrentë të fortë në këtë grup. Kemi Hungarinë që ju e keni parë që është e fortë fizikisht. Edhe Polonia është e fortë dhe ka cilësi. Por edhe ne kemi pasur rritje, i kemi treguar në ndeshje, mendoj që çelësi është ndryshimi i mentalitetit të Shqipërisë. E kam thënë edhe pas ndeshjes me Hungarinë që sulmuesi është mbrojtësi ynë i parë, tani kemi bërë dhe gabime dhe që duhet t’i analizojmë sa më mirë.”

“Duhet të kemi përqendrimin e duhur dhe nëse mia dalim mbanë do të luajmë shanset tona deri në fund”, – ka shtuar Reja, i cili ka pohuar edhe rotacionin në formacion ndaj San Marinos. “Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë, – ka thënë ai. – Nuk do të eksperimentojmë shumë, pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve sepse kanë marrë dhe va goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj Bare Manaj do të kthehen.”

Duke folur për gjendjen e lojtarëve, trajneri kuqezi përsëriti: “Nuk është e thënë, kushdo që luan duhet të japë maksimumin, ne e pamë Broja hyri nga stoli dhe shënoi. Janë shumë ndeshje, janë 3 ndeshje në 7 ditë dhe jo të gjithë e përballojnë. Shpresoj që kur të luajnë me Kombëtaren të jenë sa më të motivuar ndaj San Marinon, dhe siç e dimë janë shumë të dhënë ndaj Kombëtares dhe shpresoj të japin më të mirën. Unë marr në grumbullim gjithmonë 5 sulmues. Në raste të tilla që ke tre ndeshje për 7 ditë, të shohim për Cikalleshin dhe Balajn nëse nuk kanë probleme fizike, të shohim sepse nuk e kam problemin e zgjedhjeve.”

“Ne me Hungarinë praktikisht kemi luajtur me tre sulmues, – ka vijuar ai. – Sulmuesit duhet të sakrifikojnë shumë, si shembulli i Balajt dhe Uzunit. Mua më pëlqejnë sulmuesit që sakrifikojnë dhe ndihmojnë mbrojtjen dhe jo ata sulmues që qëndrojnë vetëm në sulm. E kemi provuar edhe sistemin e lojës me Bajramin dhe Baren së bashku në fushë. Por, për të marrë pikët ne duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Ajo që më intereson mua është se dua lojën dhe tri pikët. San Marino është e fortë dhe se nuk do ta kemi të lehtë pavarësisht se në letër jemi favorit. Ju e mbani mend që ndeshjen e parë me San Marinon u deshën 70 minuta për të arritur tek goli i parë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh