(Video) Kombëtarja / Çekiçi: Vetëm për 3 pikët të mërkurën ndaj San Marinos

Share Button

AlbanianSport.com 06/09/2021 17:50

ASNN – Një ditë pas fitores historike kundër Hungarisë në stadiumin “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Ditën e hënë, në konferencën për shtyp kanë dalë dy futbollistët kuqezi, Endri Çekiçi dhe Marash Kumbulla, të cilët kanë folur rreth ndeshjes ndaj hungarezëve si dhe për sfidën ndaj përfaqësueses së San Marinos.

Çekiçi, i cili luajti për më shumë se 20 minuta u shpreh i kënaqur nga loja që zhvilluan kuqezinjtë, duke theksuar se grupi i kësaj Kombëtareje ka në përbërje lojtarë të talentuar dhe në të ardhmen skuadra do të jetë konkurruese jo vetëm në rajon por edhe në botë. Ai foli edhe për ndeshjen ndaj San Marinos, ku theksoi se objektiv janë vetëm 3 pikët. “Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë”, – tha pogradecari.

“Në pushim të ndeshjes dje, trajneri na tha që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat si në Poloni, – ka vijuar futbollisti shqiptar, i cili militon në nivelin më të lartë të kampionatit turk të futbollit me Koniasporin. – Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do të kemi ekip konkurrues jo vetëm në rajon por edhe në botë.”

“Aktivizimi? Natyrisht që çdo lojtar do të luajë, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj, do të bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do ta shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do të vijë duke u përmirësuar”, – ka përfunduar Endri Çekiçi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh