Formula 1 / Maks Verstapen, “mbret” në pistën e shtëpisë në Zandvo’ort

Share Button

AlbanianSport.com 05/09/2021 19:35

ASNN – 24-vjeçari fiton Çmimin e Madh të Holandës, lë pas dyshen e “Mercedes”-it. Gara e 13-të e këtij sezoni të Formulës 1, Çmimi i Madh i Holandës, që ka kurorëzuar si fitues pikërisht një pilot vendas, Maks Verstapenin, si fitues të saj. Në fakt, si piloti holandez, ashtu edhe skuadra e tij, “Red Bull”-i, kanë bërë një garë të përsosur. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe kjo garë u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar

Një rikthim i një piste historike, që është kurorëzuar në mënyrën më të mirë nga një pilot që synon të rishkruajë historinë e Formulës 1. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë gara e 13-të e këtij sezoni, Çmimi i Madh i Holandës, që ka kurorëzuar si fitues pikërisht një pilot vendas, Maks Verstapenin, si fitues të saj. Në fakt, si piloti holandez, ashtu edhe skuadra e tij, “Red Bull”-i, kanë bërë një garë të përsosur, përtej sfidës së dyfishtë të rivalëve të “Mercedes”-it.

Të cilët në fund u dorëzuan dhe u detyruan të kënaqen me dy shkallët e poshtme të podiumit. Një fitore, e 7-ta për këtë sezon dhe e 17-ta pas 52 podiumesh në karrierë, që për më tepër ka sjellë edhe përmbysjen e renditjes së përgjithshme të pilotëve, teksa 24-vjeçari holandez ka marrë kreun, me 224.5 pikë, 3 pikë më tepër sesa britanik Ljuis Hemilton, ndërsa vendin e 3-të të renditjes e ka marrë piloti tjetër i “Mercedes”-it, Valteri Botas, me 123 pikë.

Por, në krahun tjetër, me vendin e dytë dhe të 3-të të marrë në pistën e Zandvo’ortit, “Mercedes”-i mban kreun e renditjes së skuadrave, me 344.5 pikë,  12 pikë më tepër sesa “Red Bull”, ndërsa vendin e 3-të e ka marrë “Ferrari”, me 181 pikë. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe Çmimi i Madh i Holandës u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa gara e radhës është ajo Monzës, në Itali, në fundjavën e 10-12 shtatorit 2021.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh